Lidhje

3 ushtarë të vrarë në Afganistan


Zyrtarët e forcës ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan thanë se 3 ushtarë u vranë sot në zonat kufitare lindore të vendit, vdekjet e para në betejë mes forcave të aleancës këtë muaj.

Trupa nga vende të ndryshme shërbejnë në Afganistanin lindor, por deklarata e sotme e NATO-s nuk dha kombësinë e ushtarëve të vrarë apo hollësi rreth llojit të sulmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar amerikan tha se 3 viktimat ishin ushtarë amerikanë të vrarë nga kryengritësit në provincën Paktia në kufirin me Pakistanin, ku kanë ndodhur disa prej luftimeve më të ashpra gjatë luftës 12 vjeçare në Afganistan.

Këto 3 vrasje e çojnë në 103 numrin e trupave të huaja të vrara në Afganistan këtë vit. Mes tyre, 78 kanë qënë nga Shtetet e Bashkuara. Trupat e huaja luftarake do të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG