Lidhje

Afganistan, 14 civilë të vrarë nga sulmi ajror i NATO-s


Afganistan, 14 civilë të vrarë nga sulmi ajror i NATO-s
Afganistan, 14 civilë të vrarë nga sulmi ajror i NATO-s

Presidenti afgan Hamid Karzai bëri paralajmërimin e fundit, siç u shpreh ai, ndaj forcave amerikane dhe atyre të NATO-s, për viktimat mes civilëve pas njoftimeve të zyrtarëve afganë se nga një sulm ajror i aleancës u vranë vrarë 14 gra dhe fëmijë.

Zoti Karzai e dënoi incidentin dhe tha se operacionet e pa koordinuara po shkaktojnë vrasjen e civilëve të pafajshëm afganë.

Zyra e guvernatorit të provincës Helmand tha se gjatë sulmit ajror të NATO-s u goditën dy shtëpi civilësh, ku gjetën vdekjen dy gra, pesë vajza dhe shtatë djem.

Një zëdhënës i NATO-s tha se kishte dijeni për viktimat mes civilëve. Sipas tij, një ekip i përbashkët është dërguar në vendin e ngjarjes dhe se NATO-ja do të japë informacione të tjera më vonë lidhur me ngjarjen.

Vrasja e gabuar e civilëve nga trupat e huaja është bërë burim fërkimesh të shumta mes Presidentit afgan Hamid Karzai dhe zyrtarëve perëndimorë.

XS
SM
MD
LG