Lidhje

Afganistan: Është shpallur në kërkim një oficer i shërbimeve sekrete


Afganistan: Është shpallur në kërkim një oficer i shërbimeve sekrete
Afganistan: Është shpallur në kërkim një oficer i shërbimeve sekrete

Autoritet afgane thanë sot se po kërkojnë një oficer të shërbimeve sekrete për të cilin ata mendojnë se mund të jetë pëgjegjës për vrasjen e dy oficerëve amerikanë brenda një komande me masa të larta sigurie në Ministrinë e Brendshme në Kabul. Zyrtarët thonë se oficeri 25 vjeçar kishte studiuar në Pakistan.

Vrasja e dy oficerëve amerikanë, një kolonel lejtnant dhe një major, u krye ndërsa Afganistani ishte në ditën e pestë të protestave që përfshinë vendin mbas djegies së kopjeve të Kuranit në bazën Bagram nga disa ushtarë të NATO-s ditën e martë. Dhjetra njerëz kanë vdekur në këto demonstrime.

Në një mesazh televiziv presidenti afgan Hamid Karzai bëri thirrje për qetësi. Ai tha se” tani që ne i shfaqëm ndjenjat tona, është koha për qetësi dhe paqe”.

I gjithë personeli ushtarak ndërkombëtarë i cili punon në qeverinë e Afgansitanit u tërhoq dje mbas vrasjes së dy oficerëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG