Lidhje

Sulm vetëvrasës në Nangarhar të Afganistanit


Një sulm vetëvrasës ka lënë të paktën 19 të vdekur dhe 50 të plagosur në Afganistanin lindor. Incidenti i sotëm pason një sulm tjetër të përgjakshëm dje në të njëjtin rajon, i cili kishte në shenjestër ushtarë afganë dhe kryengritës talebanë që po festonin së bashku Fitër Bajramin, falë një armëpushimi të shpallur me rastin e Ramazanit.

Shpërthimi i sotëm u shënua në Xhalalabad, kryeqytet i provinces Nangarhar ku ndodhen zyrat qeveritare. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Në Nangarhar Shteti Islamik ka krijuar baza përkrahjeje dhe militantët e tij kryejnë shpesh sulme dhe shpërthime vetëvrasëse.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG