Lidhje

Sulme vetëvrasëse në Afganistan


Autoritetet afgane thonë se tre anëtarë të forcave të rendit janë vrarë në lindje të Afganistanit, ndërsa një përpjekje tjetër në një zonë të Kabulit u parandalua

Autoritetet afgane thonë se tre anëtarë të forcave të rendit janë vrarë në lindje të Afganistanit si pasojë e sulmeve vetëvrasëse, ndërsa një përpjekje për një tjetër sulm vetëvrasës në një zonë të Kabulit, u parandalua.

Në nga sulmet e sotme, një person me një makinë bombë përplasi automjetin në portën e një kompleksi zbulimi në qytetin lindor të Xhalalabadit. Zyrtarët thanë se shpërthimi shkaktoi vrasjen e dy agjentëve në Direktoratit Kombëtar të Sigurisë dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Në një sulm tjetër, autori përplasi makinën bombë në një postbllok policie në qytetin Puli Alam aty pranë, duke vrarë një oficer. Ekstremistët talebanë morën përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet thanë se forcat e sigurisë parandaluan një tjetër sulm vetëvrasës me makinë bombë në Kabul, duke vrarë autorin. Ata thanë se incidenti ndodhi pranë një sheshi ndërtimi në një pjesë të kryeqytetit ku ndodhen zyra qeveritare dhe të shërbimeve diplomatike.
XS
SM
MD
LG