Lidhje

Afganistan, talebanët kanë kapur 9 civilë


Zyrtarët thanë se ata u kapën pasi helikopteri i tyre bëri ulje të detyruar në një territor të kontrolluar nga militantët

Zyrtarë në Afganistanin lindor thanë se talebanët kanë kapur një grup me të paktën 9 civilë pasi helikopteri i tyre bëri një ulje të detyruar në një territor të kontrolluar nga militantët.

Ministria e jashtme turke konfirmoi se mes atyre që ishin në bordin e helikopterit, 8 janë turq. Helikopteri u detyrua të ulej mbrëmë në provincën Longar i diktuar nga kushte e këqija të motit, rreth 30 kilometra nga kufiri me Pakistanin.

Helikopteri po udhëtonte nga qyteti Khost drejt kryeqytet të vendit, Kabul. Në bordin e helikopteritit ishte të paktën edhe një afganë dhe një rus.

NATO thotë se po ndihmon në përpjekjet për të rimarr helikopterit.
XS
SM
MD
LG