Lidhje

Ditë zie kombëtare në Afganistan për ushtarët e vrarë


Sot në Afganistan po mbahet një ditë zie kombëtare, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të së premtes që la të vrarë 140 ushtarë dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Sulmi u realizua nga një grup vetëvrasës që u fut në bazë me automjete ushtarake. Autorët e sulmit, të veshur me uniformat e ushtarëve afganë, hynë në komandën e korpusit të 209 të ushtrisë afgane në Mazar-i-Sharif, kryeqyteti i provincës Balk.

Sipas dëshmitarëve autorët e sulmit qëlluan me plumba në drejtim të ushtarëve kur po dilnin nga xhamia mbrëmë pas lutjeve, ndërsa një grup tjetër ekstremistësh sulmoi mencën, para se forcat afgane të përgjigjeshin me zjarr duke i eliminuar pas një beteje.

Ushtarët që ndodheshin në bazë gjatë këtij incidenti shprehen se është e pamundur që operacioni të jetë zhvilluar pa ndihmë nga ushtarë të bazës.

Talibani mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG