Zyrtarët afganë thonë se të paktën gjashtë persona u vranë sot, kur militantët talebanë sulmuan selinë e kundërzbulimit në qytetin lindor Jalalabad.
Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se sulmi filloi me shpërthimin e disa makinave bombë dhe vazhdoi me një shkëmbim të gjatë zjarri.
Zyrtarët thanë se në spital kishin arritur gjashtë trupa pa jetë dhe të paktën 45 të plagosur.
Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin.