Lidhje

Afganistan, një vetvrasës sulmon trupat e NATO-s


Në Afganistan, zyrtarët thanë se një person vetëvrasës përplasi makinën e tij të mbushur me eksplozivë me një autokolonë të NATO-s, duke plagosur një numër të vogël trupash të huaja dhe civilësh afganë.

Talibanët morën menjëherë përgjegjësinë për sulmin e së hënës pranë bazës ushtarake ajrore të Bagramit, të administruar nga ushtria amerikane.

Misioni i NATO-s tha se të plagosurit u dërguan në spital. "Asnjë nga lëndimet nuk konsiderohet si kërcënuese për jetën," thanë zyrtarët, pa bërë të ditur shtetësinë e personave, ndonëse në njoftimet e ndryshme ushtarët identifikoheshin si amerikanë.

Civilët afganë u evakuan në një spital lokal dhe gjendja e tyre ende nuk dihet, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Një zëdhënës taleban tha se shpërthimi i fuqishëm shkatërroi tre automjete ushtarake amerikane dhe "vrau e plagosi 24 pushtues", referencë që grupi kryengritës përdor për koalicionin ushtarak të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan. Talebanët shpesh publikojnë shifra të zmadhuara për sulme të tilla.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG