Lidhje

Afganistani dhe ndikimi i pandemisë në bujqësi


Rumi Spice sells saffron produced by Afghan farmers the US military veterans met in Herat province, Afghanistan.

Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Afganistani ka përjetuar pjesën e tij të humbjeve të biznesit për shkak të pandemisë, me sektorin e tij bujqësor që është goditur veçanërisht rëndë.

Bujqësia është industria më e madhe e Afganistanit. Ajo siguron vende pune për mijëra fermerë dhe familjet e tyre në vend.

Por COVID-i ndryshoi gjithçka.

"Këtë vit, për shkak të problemeve të kufirit, plehu kimik nuk ka ardhur në kohë dhe ka qenë më i shtrenjtë. Problemi i dytë është se për shkak të çështjeve të tranzitit, eksportet kanë rënë", thotë Qais, fermer kastravecash.

“Vitin e kaluar situata ishte më e mirë, dhe të ardhurat ishin më të larta. Por këtë vit, për shkak të përhapjes së koronavirusit, pagat tona janë më të ulëta dhe kemi probleme”, thotë Karim, një tjetër fermer.

Fermerët në provincën Ghazni në lindje të Afganistanit thonë se mbyllja e kufijve gjatë verës dëmtoi eksportet e tyre.

“Çdo vit, rreth pesë deri në gjashtë rimorkio kastravecësh eksportoheshin në ditë nga provinca Ghazni. Por këtë vit, për shkak të përhapjes së koronavirusit, eksportet tona janë ulur dhe çmimi i kastravecave gjithashtu është ulur", thotë Qais.

Shitësit e produkteve në tregjet lokale janë gjithashtu dëshmitarë të efekteve të pandemisë.

“Kufizimet e koronavirusit kanë një efekt negativ tek ne. Prodhimet janë bërë më të lira dhe nuk po eksportohen”, thotë shitësi Rahmat.

Departamenti i Bujqësisë i Ghaznit thotë se, nën Programin e Mbështetjes së Fermerëve, po merren masa për të ruajtur produktet e pashitura në njësitë e magazinimit frigoriferik në mënyrë që fermerët vendas dhe shitësit e prodhimeve të mos mbeten me humbje.

"Disa depo me rrush të thatë, depo frigoriferike për patatet, qepët dhe mollët, si dhe një numër dhomash tharëse i janë dhënë provincës Ghazni nga qeveria", thotë Abdul Wali Kochi, shef i Departamentit të Bujqësisë.

Por, ka shpresë. Fermerët lokalë këtu thonë se ndërsa kufizimet e COVID kanë filluar të lehtësohen, kërkesa dhe çmimet dalëngadalë po rikthehen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG