Lidhje

Presidenti afgan viziton Uashingtonin


Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe kreu i ekzekutivit të vendit Abdullah Abdullahu filluan sot bisedimet me zyrtarët e lartë amerikanë në rezidencën presidenciale në Camp David të Merilendit.

Zoti Ghani tha se “partneriteti i Afganistanit me Shtetet e Bashkuara është themelor” dhe falenderoi Amerikën që i kishte dhënë vendit të tij “liri dhe shpresë”.

Në fillim të një vizite treditore në Uashington, udhëheqësi i ri afgan u angazhua për fitore ndaj kryengritësve Talebanë që kërkojnë të përmbysin qeverinë e tij.

“Terrorizmi është një kërcënim, është mishërimi i të keqes”, tha zoti Ghani para një takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Ashton Carter në Pentagon. Udhëheqësit Afganistanit po i mbajnë bisedimet me Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe atë të Thesarit Jack Lew në Camp David. Nesër ata takohen në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden. Të mërkurën, zoti Ghani flet para Kongresit dhe të enjten delegacioni i lartë shkon në Nju Jork për takime me zyrtarë të OKB-së.

XS
SM
MD
LG