Lidhje

Afganistani, Pakistani vlerësojnë dëmet e tërmetit


Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif tha sot se qeveria e tij do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 7.5 dhe do të shpallë një paketë ndihmash sapo autoritetet të bëjnë një vlerësim të hollësishëm.

Sharif mbajti një takim me zyrtarët e lartë për të dëgjuar raportet për dëmet dhe përgjigjet ndaj tyre që kur tërmeti goditi provincën Badakhshan në Afganistanin verior.

Pakistani dhe Afganistani kanë njoftuar për afro 350 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.

XS
SM
MD
LG