Lidhje

Pamje e zymtë e përpjekjeve amerikane në Afganistan


Një raport i ri paraqet një pamje të zymtë të përpjekjeve amerikane për të garantuar sigurinë e Afganistanit, më shumë se 16 vjet nga ndërhyrja ushtarake në këtë vend, që pasoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Përfshirja amerikane në Afganistan përbën konfliktin më të gjatë në historinë amerikane, por sipas një raporti të sotëm të zyrës së Inspektorit të Posaçëm për Rindërtimin e Afganistanit thuhet se megjithë shtimin e përpjekjeve amerikane qeveria në Afganistatn nuk ka arritur ta zgjerojë kontrollin ndaj terrorit të vendit.

Raporti i cili hartohet çdo tre muaj për Kongresin vë në dukje se megjithë ndihmat prej 8.7 miliardë dollarësh për luftën kundër lëndëve narkotike, prodhimi i opiumit është rritur me 87 për qind dhe sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike janë shtuar me 63 për qind, të dyja shifra rekord.

Kryeinspektori i Posaçëm John Soptko kritikoi departamentin e Mbrotjes që i ka dhënë urdhër zyrës së tij që të mos publikojë një sërë të dhënash mbi disa rajone të afganistanit siç janë numri i banorëve dhe kush e ka kontrollin në këto distrikte, qeveria, kryengritësit apo të dyja palët.

Ai shtoi se historikisht numri i rajoneve që kontrollohen nga qeveria ka ardhur në rënie që kur zyra e tij filloi të botojë raportet, një fakt që shkakton më shumë shqetësim kur mbahet jashtë syve të publikut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG