Lidhje

Gjermania deporton emigrantë afganë


Autoritetet gjermane hodhën poshtë kërkesat për strehim të 30 refugjatëve afganë. Refugjatët ishin të parët në mesin e 12 mijë afganëve, që qeveria gjermane ka në plan t’i kthejë me forcë në Afganistan, sipas një marrëveshjeje dy-palëshe.

Zyrtarët gjermanë thanë se emigrantëve ju dhanë urdhëra deportimi dhe në fillim të janarit pritet që një tjetër avion me emigrantë të kthehet në Afganistan.

Emigrantët afganë që mbërritën në aeroportin e Kabulit shprehën zhgënjim për dëbimin e tyre, pasi kishin jetuar në Gjermani për disa vjet.

Ata u kthyen në Afganistan, ku që nga dhjetori i vitit 2014, situata e sigurisë atje u keqësua, pasi forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi.

Mijëra afganë ju bashkuan azilkërkuesve nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe zona të tjera, të cilët që nga viti 2015 hynë në Europë dhe kërkuan strehim.

Zyrtarët gjermanë thonë se afganët ishin grupi më i madh i azilkërkuesve në Gjermania në vitin 2016, pas sirianëve.

Në fillim të javës, në Kabul u kthyen edhe mbi 20 afganë, të cilëve nuk u ishte dhënë strehimi në Norvegji dhe Suedi.

XS
SM
MD
LG