Lidhje

Dhjetra të vrarë dhe të plagosur në Afganistan


Një bombë e fuqishme shpërtheu sot gjatë një proteste masive në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 80 persona u vranë dhe 207 të tjerë u plagosën në këtë shpërthim. Minstria afgane e mbojtjes tha se tre persona kishin kryer sulme vetëvrasëse.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mijëra pjesëtarë të komunitetit hazar kish dalë në protestë me kërkesën për vendosjen e një linje elektrike në provincën Bamian, e ku ata jetojnë në varfëri.

Një faqe në internet e grupit terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se dy persona kishin kryer sulme vetëvrasës me bombë. Në deklaratë thuhej se sulmi kishte patur si synim të parlajmëronte pakicat hazare, shumica e tyre shiitë, të mos i bashkoheshin qeverisë siriane në luftën kundër Shtetit Islamik.

Presidenti afgan Ashraf Ghani e dënoi dhunën, duke thënë se ajo ishte vepër e “terroristëve dhe oportunistëve”.

XS
SM
MD
LG