Lidhje

Sulm mbi një xhami në Afganistan - dhjetëra ta vrarë


Të paktën dy sulmues vetëvrasës të armatosur rëndë, sulmuan një xhami shiite në Afganistanin perëndimor, duke vrarë të paktën 29 veta dhe plagosur rreth 60 të tjerë.

Sulmi u krye të martën mbrëma në qytetin Herat në kufi me Iranin.

Mjekët i thanë Zërit të Amerikës se numri i viktimave mund të rritet.

Mediet afgane cituan zyrtarët lokalë të kenë thënë se incidenti filloi kur një sulmues vetëvrasës e hodhi vetën në erë në hyrje të xhamisë, ndërsa tjetri hyri në ndërtesë duke hapur zjarr.

Banorët thanë se të paktën 1 mijë veta ishin në xhami në një ceremoni fetare.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Grupi militant, Shteti Islamik, kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e mëhershme në tempujt fetar shiit dhe tubimet e tyre në Afganistan. Sulmi i së martës ndodhi një ditë pasi që katër sulmues vetëvrasës sulmuan ambasadën e Irakut në Kabul.

IS-i mori përgjegjësinë për dhunën e së martës gjatë të cilës sipas autoriteteve afgane, u plagosën 6 persona.

Përleshja gati katërorëshe e së hënës mori fund pasi që forcat afgane vranë tre nga sulmuesit. I katërti hodhi vetën ne erë në fillim të sulmit.

Ambasadori irakian dhe personeli tjetër diplomatik u shpëtuan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG