Lidhje

Afganistan: Sulm vetëvrasës në një xhami shiite


Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul gjatë lutjeve të së premtes, u vranë 20 vetë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur. Mes të vrarëve ishin dhe dy oficerë policie.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit konfirmoi se të paktën një person u vetëhodh në erë në portën e xhamisë së Imam Zamanit, ndërsa disa të tjerë sulmuan brenda saj.

Menjëherë pas sulmit policia rrethoi vendin e ngjarjes. Banorët e zonës thanë se dëgjuan të shtëna brenda xhamisë.

Imam Zaman është një nga xhamitë kryesore shiite të zonës dhe ajo frekuentohet në masë gjatë të premteve, dita e shenjtë e javës për myslimanët.

Incidenti ndodh disa ditë pasi Presidenti Trump, njoftoi strategjinë e re për Afganistanin, duke i dhënë kompetenca më të mëdha komandatëve në terren. Ai kërkoi që Pakistani të ndryshojë "menjëherë" sjelljen dhe të ndalojë së ofruari strehë për talebanët afganë. Sipas presidentit Trump qeveria afgane duhet të përshpejtojë reformat dhe të mos e marrë të mirëqënë mbështjen amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG