Lidhje

Sulm vdekjeprurës në Kabul


Zyrtarët afganë thanë se ta paktën nëntë veta u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës afët stacionit të policisë në Kabul.

Shefi i deprtamentit të hetimeve në qytet, Faridoon Obaidi, u tha gazetarëve se rojat e sigurisë e panë sulmuesin që po i drejtohej policisë dhe provuan ta ndalojnë kur ai hodhi veten në erë.

Ai tha se në mesin e viktimave ka pjesëtarë të sigurimit dhe civilë, duke i dënuar përgjegjësit si "armiq të Afganistanit".

Talibanët morën menjëherë përgjegjesinë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ayub Salangi shkroi në rrjetin social twitter se një shpërthim u fuqishëm afër sheshit Deh Mazang, në Kabulin perëndimor, la pas vetes 10 të vrarë dhe 20 të plagosur.

Sulmi i sotëm ishte i fundit në një seri sulmesh të talibanëve që kanë goditur Kabulin ditëve te fundit.

XS
SM
MD
LG