Lidhje

UNAMA: rritje alarmante e viktimave në Afganistan


Kombet e Bashkuara regjistruan një rritje alarmante prej 24 për qindsh të viktimave mes fëmijëve në Afganistan dhe një rritje 3 për qind në numrin e përgjithshëm të viktiave në radhët e civilëve në vitin 2016, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Dhuna në Afganistan ka shkaktuar më tepër se 11,400 viktima mes civilëve. Vitin e kaluar pati rreth 3,500 të vrarë, sipas një raporti vjetor të Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmën në Afghanistan, UNAMA, që u publikua të hënën në Kabul.

Raporti fajëson talebanët për shumicën e vdekjeve mes civilëve: 61 për qind të tyre, ndërsa forcat qeveritare fajësohen për 24 për qind të vdekjeve. Këto shifra përbëjnë një rritje prej 46 për qind krahsuar me vitin 2015. Raporti nuk ka evidentuar përgjegjësit për 10 për qind të viktimave gjatë luftimeve, ndërsa thotë se 5 për qind e tyre janë shkaktuar nga mbetjet e lëndëve shpërthyese të luftës.

XS
SM
MD
LG