Lidhje

Afganistan: Vriten dy ushtarë amerikanë, një polak


Një taleban vetvrasës shkaktoi vdekjen e dy trupave amerikane dhe një ushtari polak sot në një sulm mbi një autokolonë të Natos në Kabul.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë kryesore që lidh ambasadën amerikane me aeroportin e Kabulit.

Të paktën 13 civilë u plagosën kur autori shpërtheu makinën me eksplozivë pranë autokolonën disa qindra metra nga hyrja kryesore e ambasadës.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG