Lidhje

Afganistan: Katër të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul humbën jetën të paktën katër vetë dhe u plagosën 16 të tjerë.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët afganë, që thanë se përpara shpërthimit sulmuesi po “kulloste delet” jashtë xhamisë.

Policia njoftoi se sulmi pranë xhamisë Hussainia në Kabul ndodhi pas lutjeve të së premtes. Deri tani askush ende nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen.

Sulmet kundër shiitëve janë të shpeshta në Afganistan. Shiitët përbëjnë 15 për qind të popullsisë prej 30 milion njerëzve të këtij vendi.

.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG