Lidhje

Rifillojnë kërkimet për avionin e "Air Asia"


Kreu i operacioneve të kërkim-shpëtimit në Indonezi thotë se avioni i kompanisë AirAsia ka mundësi të jetë në fund të detit.

Bambang Sulistyo tha sot në komentet për shtyp në Xhakartë se avioni i tipit Airbus 320 me 162 persona në bord mendohet të jetë rrëzuar të dielën në Detin Java pranë brigjeve të Indonezisë.

Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan sot, ndërkohë që të afërmit e pasagjerëve presin me ankth për ndonjë sinjal pozitiv.

Operacionet masive ndërkombëtare po zhvillohen me anije, avionë dhe helikopterë kërkimi. Disa vende kanë ofruar ndihmë, ndër to edhe Shtetet e Bashkuara.

Avioni kishte përshkuar gjysmën e itinerarit nga qyteti Surabaya në Indonezi drejt Singaporit, kur u zhduk të dielën në mëngjes. Piloti kishte kërkuar leje për të zbritur 1800 metra për të shmangur një stuhi, por kontrollorët e trafikut ajror nuk e kishin lejuar, pasi në ato koordinata po fluturonte një avion tjetër. Nga ai moment, komunikimi me avionin ishte shkëputur.

XS
SM
MD
LG