Lidhje

Mjeti fluturues ushtarak i afrohet avionit presidencial


Një avion ushtarak amerikan iu afrua të dielën mbrëma në distancë tepër të vogël avionit Air Force One me të cilin udhëtonte Presidenti Trump, para se ky të ulej në Bazën Ajrore Andrews në Merilend pranë Uashingtonit.

Zyrtarët amerikanë nuk i vunë rëndësi njoftimit dhe thanë se pilotët ishin në kontakt me avionin tjetër, prandaj nuk kishte ndonjë rrezik.

Avioni presidencial nuk u shmang nga kursi dhe u ul pa probleme në bazën Andrews gjashtë minuta më vonë.

Disa gazetarë, duke përfshirë edhe një korrespondent të Zërit të Amerikës që ndodheshin në bord u bënë dëshmitarë të incidentit. Avioni ushtarak u vu re fillimisht nga një fotograf i Associated Press-it.

Presidenti Trump ishte duke u kthyer nga vendpushimi Mar-a-Lago në Florida, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë qëndrimit në Mar-a-Lago, Presidenti dha gjithashtu urdhër për goditjen me raketa të një aeroporti në Siri, nga i cili u nisën avionët që, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërmorën sulmin kundër civilëve me gazin nervor sarin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG