Lidhje

Një ajsberg shkëputet nga një prej akullnajave në Groenlandës


Imazhet e satelitit Aqua të NASA-s tregojnë ajsbergun të shkëputet nga një lumë i akullt lundrues, pjesë e një akullnaje kryesisht e mbështetur në tokë

Një satelit i NASA-s ka regjistruar imazhet e një ajsbergu të stërmadh teksa shkëputej nga një prej akullnajave më të mëdha në territorin e Groenlandës në Arktik.

Ajsbergu me madhësi sa dyfishi i ishullit të Manhatanit të New York-ut, rreth 120 kilometra katror, u shkëput nga akullnaja Peterman e Groenlandës këtë javë.

Imazhet e satelitit Aqua të NASA-s tregojnë ajsbergun të shkëputet nga një lumë i akullt lundrues që është pjesë e një akullnaje që kryesisht është e mbështetur në tokë.

Krisja e akullit ishte vënë rë fillimisht në vitin 2001.

Është hera e parë në dy vjet që një ajsberg masiv shkëputet nga kjo akullnajë.

Ajzbergët shkëputen nga akullnajat herë pas here, por shpeshtësia dhe përmasat e ajsbergëve të viteve të fundit, kanë ngjallur shqetësime tek shkencëtarët se ngrohja globale është një faktor.

XS
SM
MD
LG