Lidhje

Akuza për mashtrim kundër diplomatëve rusë


Prokurorët amerikanë po ngrenë akuza për mashtrim kundër 49 diplomatë aktualë dhe të mëparshëm rusë dhe të afërmve të tyre. Ata akuzohen se kanë mashtruar për të përfituar nga ndihma shëndetësore që ofrohen për të varfrit.

Departamenti i Drejtësisë thotë se diplomatë të Misionit Rus pranë OKB-së kishin gënjyer për të ardhurat e tyre për të marrë 1.5 milionë dollarë ndihma nga përfitimet mjekësore për personat me të ardhura të ulëta, për shërbime si kontrolle mjekësore dhe analiza gjatë shtatzanisë, koston e lindjes dhe kujdes për foshnjet pas lindjes.

Secili nga të afërmit e diplomatëve në fjalë akuzohet me komplot për të përvetësuar fonde qeveritare. Asnjë nga të dyshuarit nuk është arrestuar dhe vetëm 11 prej tyre ndodhen ende në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se të dyshuarit ishin të motivuar nga makutëria dhe dëshira për të blerë mallra të shtrenjta. Ata thonë se diplomacia duhet të përfaqësojë vullnetin për komunikim, jo për të zhvatur vendin ku ndodhesh me mision.
XS
SM
MD
LG