Lidhje

Akuzuesja e Stros-Kanit flet para publikut në Nju Jork


Akuzuesja e Stros-Kanit flet para publikut në Nju Jork
Akuzuesja e Stros-Kanit flet para publikut në Nju Jork

Punonjësja e hotelit në Nju Jork që akuzoi ish kreun e FMN-së Dominik Stros-Kan për sulm seksual doli para publikut në Nju Jork, ndërsa avokati i saj premtoi se do të bënte një denoncim civil kundër sulmuesit të saj.

Nafisato Dialo, emigrante nga Guinea në Shtetet e Bashkuara, tha para një turme dje se ngjarjet e dy muajve të fundit kanë qenë shumë të vështira për të dhe vajzën e saj. Ajo tha se ato të dyja qajnë çdo ditë. Zonja Dialo tha se ajo po flet hapur me publikun se do të tregojë se shumë prej thashethemeve negative për të dhe të kaluarën e saj nuk janë të vërteta.

Avokati i saj u tha gazetarëve dje se zonja Dialo planifikon të dorëzojë një denoncim civil kundër Stros-Kanit, edhe nëse çështja penale kundër tij hidhet poshtë.

Akuzat kundër Stros-Kanit vazhdojnë ende, megjithëse ai i mohon ato. Avokatët e tij thonë se komentet e zonjës Dialo kanë përpjekje e saj për të ndryshuar opinionin publik dhe për të marrë para.

XS
SM
MD
LG