Lidhje

Erdogan: Trupat turke, rebelët sirianë pranë al-Babit


Trupat turke bashkuan forcat me luftëtarët kryengritës sirianë të dielën, për të hyrë në zemër të bastionit të Shtetit Islamik, al-Bab. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se forcat do të merrnin së shpejti nën kontroll qytetin në Sirinë veriore.

Zoti Erdogan, duke folur në Stamboll tha se al-Bab "është rrethuar tani nga të gjitha frontet." Udhëheqësi turk shtoi se "forcat e Daesh-it kanë filluar të largohen plotësisht nga al-Bab"m duke përdorur emërtimin arab për Shtetin Islamik.

Pavarësisht nga pretendimi i presidentit Erdogan, se forcat turke dhe kryengritësit sirianë kishin përparuar në qendër të al-Babit, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e njeriut me bazë në Britani, tha se përplasjet ishin ende të përqendruara në rrethinat e qytetit

XS
SM
MD
LG