Lidhje

Egjipti gjykon 4 gazetarë të Al Jazeeras


Autoritetet egjiptiane thanë se do të gjykojnë katër gazetarë të huaj që punojnë për agjencinë e lajmeve Al Jazeera nën dyshimet se kanë ndihmuar një grup terrorist.
Mes tyre është gaztari i njohur Australian Peter Greste, dy britanikë dhe një qytetar holandez.
16 egjiptianë përballen gjithashtu me akuza se i përkasin Vëllazërisë Muslimane, që qeveria e cilëson si një grup terrorist. Lëvizja pro-islamike ka protestuar në mënyrë të dhunshme kundër rrëzimit të ish presidentit Mohamed Morsi.
Gazetarët e Al Jazeeras akuzohen se kanë ndihmuar 16 të dyshuarit egjiptianë dhe kanë raportuar atë që autoritetet thonë se janë gënjeshtra që dëmtojnë interesat kombëtare. Ata u arrestuan muajin e kaluar në Kajro.
Al Jazeera thotë se bota e di se akuzat kundër gazetarëve janë absurde dhe të pabaza.
XS
SM
MD
LG