Lidhje

Vizitë në misionet e manastiret historike të Teksasit


Në San Antonio, Texas, janë përqëndruar grupet më të mëdha të misioneve katolike në Shtetet e Bashkuara. Katër prej tyre përbëjnë parkun kombëtar të misioneve të San Antonios. I pesti, Alamoja, është në pronësi të shtetit të Teksasit. Monumenti historik, i ndërtuar në vitin 1718, ka qenë një fortesë e njohur, fushëbeteja që ka luajtur një rol kyç në historinë e vendit. Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, i cili është në një mision për të vizituar të 411 parqet kombëtare në SHBA, i pa nga afër të pesta këto vende.

Në shekullin e 18-të, qeveria e Spanjës vendosi disa misione katolike në Teksasin e sotshëm dhe në Amerikën jugperëndimore, për të zgjeruar ndikimin e saj dhe për t’i shndërruar fiset e indianëve të Amerikës në katolikë.

Pesë misione u vendosën në San Antonio, Texas dhe për mëse gjashtë dekada, ato ishin institucione fetare funksionale.

Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, i pa nga afër të pesta misionet, katër prej të cilave janë pjesë e Shërbimit Kombëtar të Parqeve.

"Secili prej këtyre misioneve zbulon diçka nga historia e vendit në mënyrën e tij, në varësi edhe të asaj që është mundur të ruhet deri në ditët e sotme."

Më pas, Mikah u zhvendos në Misionin e San Juanit…

“Nga muret dhe ndërtesat mund të kuptosh se ku jetonin krerët fetarë dhe ku studentët që merrnin mësime nga misionarët. Ajo çka ka mbetur tregon diçka edhe nga përditshmëria e kolonizatorëve të hershëm spanjollë.”

Këto monumente kulture tregojnë gjithashtu si ka qenë jeta për indianët e Amerikës nën zgjedhën spanjolle...

“Disa thonë se pushtuesit morën kulturën e vendasve. Të tjerë thonë se ata siguruan mjete të reja jetese, në përpjekje për të mbijetuar në një botë që po ndryshonte rrënjësisht. Një botë që nuk ishte më shtegtuese dhe ku përparësi kishte filuar të merrte agrikultura.”

Në kishat e San Juanit, si në gjithë kishat që janë pjesë e Shërbimit të Parqeve Kombëtare, vazhdojnë të mbahen mesha.

Mikah vazhdoi rrugëtimin e tij në veri...

“Këtu, në San Jose, mund të kuptosh lehtësisht si dukeshin dikur misionet e San Antonios.”

“Po ta shikosh kishën më nga afër, kupton se ajo ka qenë njëfarë qendre kulturore e misionit.”

“Kisha mund të ketë qenë qendra e jetës; e themeluar nga qeveria spanjolle, ajo menaxhohej nga priftërinjtë katolikë.”

Ndalesa e radhës, Misioni Concepcion, i cili mendohet të jetë një ndër kishat më të vjetra me gurë të Amerikës…

"Është e pabesueshme sa të mirëmbajtura dhe të padëmtuara janë kishat.”

Mikah e mbylli turin në misionin e famshëm të San Antonios...

San Antonio de Valero, që njihet më së shumti me emrin Alamo, është vendi ku u mbajt beteja në vitin 1836. Ushtria meksikane sulmoi misionin, duke vrarë ata që e mbronin dhe që asokohe njiheshin si “texians”.

Shtetrrethimi vdekjeprurës i shtyu shumë teksanë t’i bashkoheshin Ushtrisë teksane, e cila i mposhti forcat ushtarake meksikane në muajin që pasoi Betejën e San Jacintos, ((ha-seen-toh)) në 21prill të vitit 1836.))

Sot, kompleksi gati 300-vjeçar është një nga pikat më të vizituara; një simbol i rëndësishëm i pavarësisë në Texas, dy shekuj pasi ndikimi spanjoll në kontinentin amerikan ishte dobësuar ndjeshëm.

Në vitin 2015, të pesta këto misione janë shpallur pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG