Lidhje

Alan Jackson me albumin e ri “Thirty Miles West”


Alan Jackson është i njohur për këngët e tij të thjeshta dhe është një nga artistët e pakët që i ka mbetur besnik muzikës tradicionale kantri. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mary Morningstar, këngëtari Alan Jackson vazhdon të përfaqësojë këtë stil të muzikës në albumin e tij të ri “Thirty Miles West”.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:55 0:00
Direct link

“Dixie Highway” është një nga gjashtë këngët që Alan Jackson ka kompozuar për albumin e tij të fundit, “Thirty Miles West”. Titulli i albumit është frymëzuar pikërisht nga kjo këngë dhe në interpretimin e saj merr pjesë edhe këngëtari i njohur i muzikës kantri Zac Brown.

Alan Jacksosn është rritur në Newman të Xhorxhias, rreth 48 kilometra në përëndim të autostradës Dixie Highway. Kjo është një nga autostradat më të mëdha amerikane që shtrihet nga Miçigani në veri deri në Florida, në jug. Këngët e tjera të albumit “Thirty Miles West” flasin kryesisht për përvojat e tij familjare. Në tekstin e këngës “When I Saw You Leaving” ai shkruan rreth betejës së gruas së tij me kancerin.

Gruaja e tij, Denise, tani nuk është më me kancer, por ai thotë se periudha kur ajo vuante nga kanceri ishte momenti më i vështirë për të. “Thirty Miles West” është albumi i parë që ai ka hedhur në treg me kompaninë e vet. Vitin e kaluar, ai themeloi kompaninë e regjistrimit të albumeve Alan’s Country Records, pas largimit nga kompania Arista Nashville. Alan Jackson ka kaluar 22 vite të karrierës së tij me kompaninë Arista. Ai ka bërë disa ndryshime tjera, duke sjellë ë studio disa muzikantë të rinj, vendim të cilin ai e bëri në bashkëpunim me producentin e tij Keith Stegall.

“Thirty Miles West” debutoi në krye të listës së këngëve më të mira të muzikës kantri dhe është e dyta në klasifikimet e të gjitha zhanreve të muzikës Billboard 200. Alan Jackson do të promovojë albumin e tij me një turne i cili ka filluar tani dhe do të vazhdojë deri në muajin tetor. Ai thotë se kënga “So You Don’t Have To Love Me Anymore” është “një nga këngët më të mira që ai ka dëgjuar për një kohë të gjatë”.
XS
SM
MD
LG