Lidhje

Amerikanë dhe të huaj mblidhen në Kuotën Zero për të nderuar viktimat e 11 shtatorit 2001


Mijëra njerëz ishin mbledhur dje në rrugët e Nju Jorkut me një pamje dhimbjeje dhe respekti për ata që humbën jetën në sulmet terroriste më 11 shtator 2001. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Adam Filips bisedoi me disa prej tyre për të shprehur mendimet për ngjarjen.

Është mëngjesi i 11 shtatorit 2010, pikërisht koha kur 9 vjet më parë kryen sulmet terroriste kundër Qendrës Botërore të Tregtisë e që tani njihet si Kuota Zero. Personeli i Zjarrfikëses 7 qendron gatitu ndërsa bien sirenat në kujtim të shokëve të tyre që dhanë jetën duke u përpjekur të shpëtonin të tjerët. Për një prej tyre, Roko Anxhelo Kosiolijo, ky ishte një moment tejet emocional.

"Jam i dëshpëruar. Unë humba 343 vëllezër këtu nëntë vjet më parë dhe kam ardhur të lutem dhe të falenderoj zotin që ne jemi ende këtu dhe të lutem për familjet e tyre dhe për të mos i harruar kurrë ata, njerëzit e mi. Kaq mund të them dhe sa të kem jetën unë do të vi këtu çdo 11 shtator”.

Për të njejtën arsye do të vijë edhe Frenk Markez nga Los Anxhelosi i Kalifornisë. Menjëherë pasi dëgjoi për sulmet dhe shkatërrimet që sollën ato, ai la punën dhe u nis për në Nju Jork si vullnetar. Ai qendroi këtu për shtatë muaj që të ndihmonte këta zjarrfikës dhe të kërkonte përmes rënojave të Kuotës Zero për trupat e njerëzve të vdiqën.


"Këta janë miqtë e mi. Unë lidha miqësi me këta njerëz nëntë vjet më parë. Unë u sillja ushqim dhe i çoja në ndërtesën e zjarrfikëses tri herë në ditë. E bëmë këtë për shtatë muaj. Këta njerëz janë vëllezërit e mi, zjarrfikësit e Nju Jorkut, oficerët e policisë së Nju Jorkut dhe të gjithë ata që ishin të parët që mbërritën këtu për t’iu përgjegjur situatës. Ne krijuam një lidhje të ngushtë dhe tani jemi si një familje. Ata më morrën në gjirin e tyre dhe e kam për nder”.

Markez thotë se kjo përvojë i ndryshoi jetën përgjithmonë. Pranë Kuotës Zero, Sam Mandelbaum nga Teksasi tha se gjeti në ceremonitë e djeshme përkujtimore qetësinë dhe forcën njëkohësisht.

"Sepse ky është një rast për shërimin e plagëve, sepse megjithëse kanë kaluar nëntë vjet, nuk është një kohë shumë e gjatë. Çdo kush që vjen këtu përfyturon vdekjet që ndodhën atë ditë, vdekjet që kanë pasuar për shkak të asaj që ndodhi. Që prej atëhere bota ka ndryshuar, ne kemi ndryshuar, pamja këtu ka ndryshuar, por përgjitha ime është pranimi i ralitetit sado i hidhur që është ai”.

Bonita Mentis ende nuk është në gjendje të pranojë se çfarë i ndodhi motrës së saj Shevonne, e cila vdiq në ato sulme.

"Disa njerëz e pranuan realitetin sepse gjetën trupat e të dashurve të tyre. Për atë ne nuk gjetëm as trupin e asgjë tjetër. Është ende e vështirë ta pranoj. Ajo ishte një motër e mrekullueshme, një vajzë e mrekullueshme, një teze e mrekullueshme. Ajo ishte vetëm 25 vjeç atëhere. Studente në Kolegjin e Manhatanit. Ajo kishte ëndërra të mëdha. Për fat të keq ëndërrat e saj mbetën të parealizuara”.

Për shkak të simbolizmit që lidhet me të, mund të harrohet lehtë se Kuota Zero dikur ishte qendra e një komuniteti tepër aktiv, por jo për njerëz si Robert Mulero që jeton dhe punon këtu. Për ata sulmet terroriste ishin një ngjarrje tejet lokale.

"Ne pamë gjithçka. Ne pamë ndërtesat që u rrëzuan. Pamë njerëz që hidheshin nga dritaret. Ne ndjemë dridhjet, pamë kaosin që pllakosi. Atje ku unë ponoja njerëzit filluan të thoshin ‘vajza ime punon këtu...bashkëshorti im punon këtu’ Ne pamë njerëz që binin nga ndërtesat. Kisha frikë të shkoja në shtëpi. Nuk shkova atë natë. Dua të theksoj një gjë, pas 11 shtatorit të panjohurit donin të ndihmonin njeri tjetrin. Isha në një bar në Nju Xhersi dhe dikush më ofroi para, ushqim dhe më pyeti nëse kisha nevojë për një vend ku të rija. Ky njeri më tha nëse doja të bëja ndonjë telefonatë dhe iu përgjegja se doja të flisja me mortën time. Kur i telefonova ajo filloi të qante. Vajza e kushërirës time u vra. Ajo mbeti e bllokuar në ashensor dhe mbyt. Më vjen keq për nënën dhe për prindërit. Ne nuk duhet të varrosim fëmijët tanë”.

Për shumë amerikanë dhe dashamirësit e tyre jashtë vendit kujtimet e sulemve terroriste të 11 shtatorit 2001 që tronditën botën janë ende të freskëta. Por siç kanë treguar edhe ngjarjet e kohëve të fundit që lidhen me sulmet 11 shtatorit në Nju Jork dhe pasojat e tyre, pikpamjet kundërthënëse dhe shërimi i plagëve, zëmërimi dhe pajtimi, vazhdojnë të jenë fenomene të ditës.

XS
SM
MD
LG