Lidhje

Qeveria afgane pezullon aktivitetin e 8 kompanive private të sigurimit


Qeveria afgane pezullon aktivitetin e 8 kompanive private të sigurimit
Qeveria afgane pezullon aktivitetin e 8 kompanive private të sigurimit

Qeveria afgane ka filluar procesin e ndalimit të aktivitetit te 8 kompanive private të sigurimit që veprojnë në Afganistan.

Ky veprim po bëhet në bazë të një dekreti presidencial, duke urdhëruar 52 firma private të sigurimit të regjistruara në Afganistan për t’i ndalur operacionet e tyre deri më 1 janar.

Një zëdhenës i Presidentit Hamid Karzai njoftoi sot se ka filluar procesin për ndalimin e veprimtarive të 8 kompanive në fjalë. Mes këtyre firmave private të sigurimit përfshihet edhe Shërbimet XE që zyrtarisht njihen si Blackwater. Rojet e kësaj firma janë akuzuar për vrasjen e dy civilëve afganë vitin e kaluar.

Qeveria afgane i ka përjashtuar ato firma të sigurimit, rojet e të cilave punojnë brenda objekteve të ambasadave të huaja, ose organizatave bamirëse.

Ky ndalim po përqëndrohet në firmat që shoqërojnë personel të sigurimit në autostradat afgane, për autokolonat ushtarake, zyrtarë dhe biznesmenë. Disa prej tyre konsiderohen si entitete që veprojnë si militantë privatë, jashtë çdo kontrolli qeveritar.

XS
SM
MD
LG