Kryqi i Kuq Shqiptar është një ndër organizatat e angazhuara në përgjigje të përmbytjeve masive në zonën e Shkodrës. Koordinatori i organizatës për rastet e katastrofave, Fatos Xhengo shpjegon se përmbytjet masive kanë bërë të pamundur ndihmën ndaj personave të izoluar, prandaj për momentin Kryqi i Kuq Shqiptar është përqendruar në shpërndarjen e ndihmave për personat e evakuuar në qendrat kolektive.