Lidhje

Shqipëri: Vlerësime të ndryshme për opinionin e Komisionit Evropian


Shqipëri: Vlerësime të ndryshme për opinionin e Komisionit Evropian
Shqipëri: Vlerësime të ndryshme për opinionin e Komisionit Evropian

Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, e cila nuk mori statusin e pritur të vendit kandidat, është më kritiku i hartuar nga Brukseli vitet e fundit. Opinioni ka qenë edhe të mërkurën tema kryesore e tryezave politike, edhe sepse drejtori për Ballkanin perëndimor në Komisionin europian Pierre Mirell pas takimit dje me kryeministrin Sali Berisha bisedoi sot edhe me autorite te tjera mes te cilave dhe me presidentin Bamir Topi e kryetarin e opozitës Edi Rama.

Socialistët folën për një refuzim dramatik të kërkesës së Shqipërisë duke bërë përgjegjëse qeverinë: "Europa u hap krahët shqiptarëve duke i mirëpritur si udhëtarë pa viza në gjithë hapësirën e saj dhe i mbyll derën Shqipërisë për shkak të qeverisë dhe të keqqeverisjes. Të gjitha këto janë probleme të keqqeverisjes. Qeveria dhe Sali Berisha nuk duhet të fshihen pas opozitës dhe as ta tregojnë opozitën si një arsye pse Shqipëria keqqeveriset".

Kryeministri Sali Berisha foli sërish në mbledhjen e qeverisë për opinionin e komisionit europian, pas një vlerësimi të gjatë të vendimit të liberalizimit të vizave. Ai perseriti se opinioni përbën një dokument pune,due mos e fshehur keqardhjen ndërsa theksoi se raporti përmban edhe pasaktësi: "pasaktësitë ose vërejtjet që mund të përmbajë raporti, çështje të cilat mund të jenë të pasakta, brenda 4-5 javëve do t’ia përcjellim Komisionit, në mënyrën më të argumentuar"

Raporti ishte mjaft kritik vecanërisht lidhur me krirteret politike dhe ngërcin e krijuar që ka sjellë pasoja në funskionimin e jetës parlamentare. Por lidhur me ngërcin kryeministri ju përmbajt qëndrimit të njohur të shumicës: "Në rast se qeveria shqiptare do të mund të imagjinojë ta shndërrojë Kushtetutën në marrëveshje partiake dhe vendimet e gjykatave në nëpërkëmbje politike, siç kërkon zoti kryetar i Partisë Socialiste, kjo nuk mund të ndodhë”.

Por për kryetarin e partisë socialiste zgjidhja e krizës politike do t’i jepte fund zgjidhjes edhe të problemeve të tjera që ka vendi, tha zoti Rama: "Në emër të së nesërmes, në emër të domosdoshmërisë që ky tren i humbur të jetë i fundit dhe që Shqipëria të kapë trenin e ardhshëm, nënvizoj me forcë se Sali Berisha duhet të lexojë ofertën tonë të re ashtu siç është e shkruar dhe duhet ta pranojë atë në emër të domosdoshmërisë për ti hapur rrugë zgjidhjes së krizës. Duke zgjidhur krizën e transparencës të krijojmë kushtet që të trajtojmë të gjithë krizën tërësore të vendit"

Nga ana e tij kreu i shtetit Banmir Topi në takimin me përfaqësuesin e Komisionit Pierre Mirel tha se "duke parë detyrat dhe përgjegjësitë që shtron raporti, institucionet dhe klasa politike duhet të jenë të vetdijshme për të punuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal që të përballojnë me sukses sfidat". Ndërkohë që për drejtorin e Ballkanit perëndimor "opinioni i Komisionit duhet të shërbejë si një zile për zgjim". Tani mbetet vetem që tani politika shqiptare ta dëgjojë këtë zile.

XS
SM
MD
LG