Lidhje

Bosnje: Miratohet ekstradimi në Serbi i një kroati të kërkuar për krime lufte


Bosnje: Miratohet ekstradimi në Serbi i një kroati të kërkuar për krime lufte
Bosnje: Miratohet ekstradimi në Serbi i një kroati të kërkuar për krime lufte

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka miratuar ekstradimin në Serbi të një veterani kroat të luftës i kërkuar për krime të kryera gjatë konfliktit serbo-kroat në fillim të viteve 1990.

Në një deklaratë sot, gjykata thotë se nuk gjeti pengesa për ekstradimin e Tihomir Purda, po i dha avokatit të tij tre ditë kohë për të apeluar vendimin.

Purda kërkohet për krime të kryera kundër serbëve gjatë luftimeve në qytetin kroat të Vukovarit në vitin 1991.

Qeveria kroate e kundërshtoi etradimin duke thënë se Purda nuk ka bërë asnjë shkelje.

Purda u arrestua muajin e kaluar në Bosnje duke nxitur protesta dhe zemërim në Kroaci dhe duke rikthyer tensionet mes Zagrebit dhe Beogradit.

XS
SM
MD
LG