Analistët thonë se kongresi i ri amerikan duket se do të favorizojë marrëveshjet e tregëtisë së lirë me partnerët e huaj, por do të japë më pak mbështetje për traktate të reja ndërkombëtare dhe nisma të tjera shumëpalëshe. Nga Uashingtoni njofton William Eagle.
Kur kongresi i 111 të përfundojë punën në javët e ardhshme, shumë iniciativa ndërkombëtare do të mbeten mbas dore. Mes tyre një sërë konventash të OKB-së që presin mbështetjen e administratës, si për shembull Eliminimi i Të Gjithave Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Të Drejtat e Fëmijëve apo Ligji i Detit.
Në Senatin me 100 anëtarë, duhen 67 vota për të ratifikuar një marrëveshje. Por ky numër ka qenë i vështirë për t’u kapur, dhe kur Demokratët kishin shumicën gjatë dy viteve të para të administratës Obama. Në nëntor, Partia Republikane fitoi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve me 500 vende, si dhe ngushtoi diferencën me 4 vende të fituar në Senat.
Analisti Bret Shaefer i fondacionit Heritage në Uashington mendon se këto vende janë fituar nga republikanë konservatorë.
“Perspektiva që të arrihej konsesusi i duhur për ratifikimin e këtyre marrëevshjeve ishte më e madhe kur Senati kishte 60 demokratë dhe një numër republikanësh të moderuar. Por tani disa prej tyre janë zëvendësuar dhe numri i republikanëve është shtura, çka pakëson mundësinë për miratimin e ndonjë marrëveshjeje gjatë dy viteve të ardhshme”.
Një prej marrëveshjeve të njohura gjerësisht është dhe ajo për Pakësimin e armëve Strategjike me Rusinë, të cilën Senati tashmë e ka ratifikuar. Por një tjetër marrëveshje e cila do të ketë pak ose aspak mbështetje është dhe Korniza e OKB-së për ndryshimet Klimatike.
Analisti i energjisë Nuk Loris i fondacionit konservator Heritage thotë se ky parashikim është bazuar në dëshirën e disa ligjvënësve për një drejtim të ri të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë e pavarur dhe Ngrohjen Globale.
“Ata duan të gjejnë rrënjët shkencore të ngrohjes globale dhe të krijojnë më shumë një platformë objektive për të lejuar klimatologjistë me pikpamje të ndryshme të sjellin në tryezën e bisedimeve vëzhgimet e tyre e të krijojnë një debat transparent e të hapur sesa të kenë një shkencëtar që të flasë për shkencën, siç ka ndodhur me komisionin e mëparshëm”.
Loris thotë se shumë konservatorë janë të shqetësuar gjithashtu se përpjekjet shumëpalëshe mund të kufizojnë vendimarrjen amerikane dhe rritjen ekonomike.
“Ka ekzistuar një shqetësim i madh se nëse ne hyjmë në një nga traktatet ku SHBA janë mes 192 vendeve, atëherë kjo do të thotë humbje e pavarësisë për vendime të mëdha ekonomike, të cilat mund të rregullojnë në mënyrë domethënëse sektorin privat”.
Pavarësisht ndasive për traktatet shumëpalëshe apo konventat, vëzhguesit thonë se ende mund të ketë një truall të përbashkët mes administratës dhe Kongresit të ri.
Drejtori i politikave tregtare në indtitutin CATO në Uashongton Dan Inkens thotë se kongresi i ri dhe adminsitrata mund të arrijnë kompromisin për marëveshjet e tregëtisë me Kolumbinë, Panamanë dhe Korenë e Jugut.
Dhoma e re e përfaqësuesve është e prirur që të mbështesë marrëveshjen e re të tregëtisë, sipas Sarah Jane Stats, drejtore e politikave jashtë kufijëve në Qendrën për Zhvillimin Global në Uashington, për mendimin e së cilës, bashkëpunimi mes Kongresit dhe administratës në çështjete e jashtçme dio të vazhdojë për luftën kundër malarjes, Sidës dhe sëmundjeve të lëna pas dore, si dhe për fondin prej 3.5 miliardë dollarësh për zhvillimin e bujqërve të vegjël në vendet në zhvillim.
Analistët thonë se mund të ketë shkurtime të buxhetit për ndihmat ndërkombëtare dhe programet humanitare, por Staats thotë se kjo mund të çojë në reformimin e strategjive për zhvillimet ndërkombëtare.