Lidhje

35 vjet pas luftës me SHBA, Vietnami vend i rëndësishëm i ASEAN-it


35 vjet pas luftës me SHBA, Vietnami vend i rëndësishëm i ASEAN-it
35 vjet pas luftës me SHBA, Vietnami vend i rëndësishëm i ASEAN-it

Janë mbushur 35 vjet që kur forcat e Vietnamit Verior morën kontrollin e atij që atëhere quhej Saigoni, duke i dhënë fund një lufte të gjatë dhe të përgjakshme me Shtetet e Bashkuara. Sot Vietnami i bashkuar është i preokupuar me avancimin e reformave ekonomike të tregut të lirë, ndërkohë që në pushtet vazhdon të jetë sistemi politik komunist. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, kjo përbën pengesë për lidhje më të ngushta dhe për shtimin e tregtisë me ish-armikun e dikurshëm.

Pas disa ditë luftimesh në Saigon në vitin 1975, SHBA u larguan përfundimisht nga Vientami më 30 prill. Tani Saigoni quhet Ho Shi Min dhe Vietnami, që dikur preokupohej për çështjet e luftës dhe të paqes, tani shqetësohet më tepër për dollarin. Tregtia me ish-armikun është shtuar shumë që nga koha e normalizimit të marrëdhënieve mes Shtetet e Bashkuara dhe Vietnamit në vitin 1995. Fred Brown professor në Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins thotë se rrëzimi i komunizmit, sidomos i padronit të tij, Bashkimit Sovjetik, e detyroi Vietnamin të ndryshojë politikat.

“Vitenami, faktikisht iu bashkua botës, duke ndryshuar sistemin e vet ekonomik, dhe ky ndryshim ende vazhdon. Pra, vendi ka patur një evolucion të jashtëzakonshëm”.

Por reformat, të njohura si “doi moi”, ndeshën në rezistencën e fortë të konservatorëve të gardës së vjetër në qarqet e udhëheqjes vietnameze.
Shqetësimet në rritje për faktorin kinez janë si për Shtetet e Bashkuara, edhe për Vietnamin. Studjuesi Fred Brown thotë se Vietnami ndodhet në një pozicion delikat për të ekuilibruar politikën ndaj Shtetet e Bashkuara dhe Kinës.

“Për Vietnamin ka shumë vështirësi, në kushtet kur shumë nga kuadrot politikë shqetësohen së tepërmi për marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara. Thënia tashmë e vjetër vietnameze është: “Kur je shumë pranë Kinës humbet vendin, kur je shumë pranë Amerikës mund të humbasësh Partinë Komuniste”.

Por qëndrimi i Vietnamit ndaj të drejtave të njeriut është bërë pengesë për lidhje më të afërta me Shtetet e Bashkuara. Në rajon, Vietnami u bë anëtar me të drejta të plota i Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN-it në vitin 1995, i njëjti vit që vendi normalizoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Më pas, Vietnami u pranua në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit, ose APEC. Vietnami shpresonte që angazhimi rajonal, në veçanti anëtarësimi në ASEAN, do të ndihmonte si kundërpeshë ndaj ndikimit të Kinës, si dhe për të patur mundësi të reja ekonomike. Por analistët thonë se Vietnami i ka kërkuar ASEAN-it ta pakësojë kritikën ndaj sundimit ushtarak të Birmanisë, nga frika se do të vinte në qendër të vëmendjes qëndrimin e Vietnamit ndaj të drejtave të njeriut. Vietnami doli në plan të parë kur vendi mori kryesinë e radhës të ASEAN-it këtë vit, dhe kur organizoi një takim të nivelit të lartë në prill, si dhe një tjetër takim, që do të mbahet po këtë vit.

XS
SM
MD
LG