Lidhje

Koreografja La France sjell një mënyrë të re vallëzimi


Koreografja La France sjell një mënyrë të re vallëzimi
Koreografja La France sjell një mënyrë të re vallëzimi

Koreografja nju jorkeze Noemi Lafrance i krijon vallëzimet e saj në vende të pazakonta- hapësira publike, taraca ndërtesash, e madje disa herë dhe nëpër fasadat e tyre. Krijimin e saj të fundit ajo e vendosi në një depozitë kripe të madhe që përdoret në rrugët e Nu Jorkut kur mbulohen nga bora. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, koreografja dhe producentja laFrance me origjinë kanadeze, flet për punët e saj të fundit, si dhe për krijime të tjera të rëndësishme të karrierës së saj artistike.

Në një cep të një rruge të zhurmshme pranë portit në Nju Jork, ku anijet kalojnë në Lumin Lindor dhe trenat gumëzhojnë mbi urën e Manhatenit, kërcimtarët duken sikur janë të ngjitur në një mur çimentoje dhe të japin idenë se nga trupat e tyre rrjedh nektar blete, duke dhënë kështu një pamje të pazakontë. E quajtur “Melt”, kjo koreografi është krijimi i fundit i artistes Noemi LaFrance.

“Koreografia “Melt” është frymëzuar nga i nxehti. Dëshiroj që të tregoj kufijtë që ka trup njerëzor përballë të nxehtit. Nëse Dielli papritur nis të nxehë edhe më shumë, ne realisht nuk mund t’a përballojmë këtë”.

Disa prej kërcimeve të saj kërkojnë të tërheqin vëmendje për çështje sociale që kanë lodhje me një lokalitet, si shfaqja që ajo vendosi në pishinën e parkut McCarran të Nju Jorkut.

“Doja të tërhiqja vëmendjen për këtë pishinë të braktisur për të cilën nuk kujdesej askush, dhe ajo ishte lënë pas dore prej 20 vitesh”.

Kërcimet e tjera janë të frymëzuara nga hapësira, si ky që u zhvillua në taracën e qendrës së artit Fisher në kolegjin Bard të Nju Jorkut , e projektuar nga arkitekti amerikan, Frank Gehry.

“Është misteri që këto ndërtesa mbajnë, ajo që i bën shpesh të pakuptueshme. Muret e drejta janë lehtësisht të kuptueshme, ndaj mendoj që puna e tij i bën njerëzit të mendojnë rreth formave, dhe se si ai ka arritur t’i krijojë ato”.

Noemia Lafrance krijon koreografin dhe për kamerën... Ajo është e famshme në një video me artistin Feist, e në bashkëpunim me regjizorin Patrick Daugher.

“Ishte shumë frymëzuese krijimi i kësaj vepre dhe fillimisht ishte ideja e Feist që të bënte diçka nisur nga mosha e saj e re. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike dhe ajo mendoi që pjesa të ishte me shumë kërcimtarë, ndaj ne u përpoqëm që të jepnim këtë ide, duke e sjellë më njerëzore, sikur të ishin një grup miqsh që vallëzonin”.

Në kontrast me punët e tjera të saj, kërcimtarët e “Melt” janë shumë të kufizuar në lëvizjet e tyre.

“Ata janë si insektet e ngulura në mur me një gjilpërë me kokë. Kam përdorur shumë zëra insektesh në këtë pjesë, por gjithashtu e mendoj si një lloj skulpture këtë pjesë, ose si një pikturë e gjallë”.

Në fakt pjesa “Melt” nuk është prëshkruar si “ interpretim” koreografik, ajo është cilësuar si vallëzim i instaluar. Kërcimtarët faktikisht ,mbeten të pozicionuar përgjatë dy netëve të shfaqes, ndrësa qindra njerëz janë në rradhë për të përjetuar këtë eksperiencë koreografike.

XS
SM
MD
LG