Lidhje

SHBA: Si do të ndikojnë zgjedhjet e nëntorit tek presidenti Obama


SHBA: Si do të ndikojnë zgjedhjet e nëntorit tek presidenti Obama
SHBA: Si do të ndikojnë zgjedhjet e nëntorit tek presidenti Obama

Të dy partitë kanë intensifikuar përpjekjet për grumbullim parashë dhe fushata para zgjedhjeve të nentorit nderkohë që presidenti Obama u dergoi një videokasetë mbështetësve të fushatës për t'u kujtuar atyre përpjekjet e fushatës së tyre fitimtare të dy viteve më parë.

"Ju takon juve që të siguroheni që të rinjtë, afrikano-amerikanët, latinot dhe gratë që fuqizuan fitoren tonë në 2008 të qendrojnë se bashku perseri", tha presidenti.

Shumica e ekspertëve politikë besojnë se republikanët do ta kenë me të lehtë sesa demokratët për të motivuar përkrahësit e tyre kryesor.

Madje edhe miratimi i reformës së kujdesit shendetësor, prioriteti kryesor i presidentit në politikat e brendëshme, ka bërë pak për të ndihmuar mbështetjen e presidentit nëpër anketa, thotë Peter Brown me Universitetin Quinnipiac.

Ata patën menduar që pas miratimit dhe nenshkrimit në ligj do të ndodhte ajo që quhet ..efekti i fituesit dhe njerëzia do të përkrahnin presidentin dhe do të shtohej përqindja e mbështetjes për punën e tij. Faktikisht kjo nuk ndodhi dhe numrat qendruan të palëvizur, çfarë nuk është diçka shumë e keqe por as diçka shumë e mirë.

Mbështetja për punën e presidentit sillet tek 50 përqindëshi dhe më e ulët në anketat e fundit. Anketat e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve e pëlqejnë presidentin, edhe nëse ata nuk janë dakord me politikat e tij.

Historikisht, mbështetja publike për presidentin mund të ketë ndikim në zgjedhjet e pjesshme për në Kongres. Gjatë 50 viteve të fundit, partia që ka patur presidentin thuajse gjithmonë ka humbur vende në zgjedhjet e pjesshme kur mbështetja për presidentin ka renë poshtë 50 përqindëshit.

Dobësitë më të dallueshme për demokratëve në përspektivën zgjedhore janë ekonomia dhe papunësia e madhe. Megjithëse ka shenja se ekonomia po përmirësohet ngadalë, mungesa e shtimit të vendeve të punës duket se do të ndikojë negativisht për demorkatët në nentor, thotë David Wasserman me Cook Political Report.

Ka të gjarë që demokratët të përballen me humbje në nentor sepse situata e papunësisë është ajo që ndikon në qendrimin votuesve ndaj partisë në pushtet.

Republikanët po ashtu po përfitojnë nga aktivitetet e lëvizjes Tea Party, aktivistë konservativë të bazës që po mobilizohen kundër presidentit dhe demokratëve në Kongres.

Ish kongresmeni republikan Dik Armi nga Teksasi, i cili ka inkurajuar fenomenin Tea Party, pret që lëvizja të luajë një rol kryesor në mobilizimin e votuesve në netor që të votojnë kundër demokratëve.

Tani egziston mundesia qe vota të shkojë në favor të republikanëve. Dhe tani amerikanët e kanë të qartë se duhet të votojnë kundër demokratëve.

Shumica e analistëve besojnë se mbështetësit e Tea Party do të votojnë për kandidatët republikanë në nentor. Anketat tregojnë se shumica e republikanëve dhe votuesve të pavarur kundershtojnë agjenden ekonomike të presidentit, kryesisht sepse mendojnë se është shumë e kushtueshme dhe do të rrisë defiçitin buxhetor.

Nderkohë që demokratët e kuptojnë se republikanët mund të marrin më shumë vende në nentor, ata argumentojnë se përmirësimi i ekonomisë gjatë dy viteve të ardhëshme do të ndihmojë në rizgjedhjen e presidentit Obama në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG