Lidhje

Takimi i BE në Bruksel synon kontrollin e shpenzimeve qeveritare të vendeve të bllokut


Takimi i BE në Bruksel synon kontrollin e shpenzimeve qeveritare të vendeve të bllokut
Takimi i BE në Bruksel synon kontrollin e shpenzimeve qeveritare të vendeve të bllokut

Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian ndodhen në Bruksel për një takim të nivelit të lartë që synon miratimin e rregullave të reja për forcimin e kontrolleve mbi shpenzimet qeveritare në bllokun prej 27 vendesh.

Gjermania dhe Franca pritet ta shfrytëzojnë takimin dyditësh për të kërkuar ndryshime në traktatin e BE-së. Dy qeveritë thonë se ndryshime të tilla do të ndihmonin për të shmangur në të ardhmen krizat e borxhit si ajo që tronditi Greqinë dhe vendet e tjera evropiane.

Propozimi franko-gjerman i cili ka ngjallur një debat të gjerë, kërkon ndryshime në Traktatin e Lisbonës duke përfshirë ngritjen e një fondi të përhershëm shpëtimi për vendet anëtare të zhytur në borxh.

Një propozim i tillë do të penalizonte gjithashtu vendet që bëjnë shpenzime të tepërta qeveritare duke pezulluar përkohësisht të drejtat e tyre të votimit në BE.

Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Viviane Reding i ka cilësuar thirrjet për ndryshime në traktat si të papërgjegjëshme ndërsa Komisioneri i BE-së për financat Olli Rehn tha se pezullimi i të drejtave të votës për vendet anëtare do të ishte në kundërshtim me traktatin.

XS
SM
MD
LG