Lidhje

Holder: Pakistanezo-amerikani Shahzad pranon rolin në sulmin e dështuar


Holder: Pakistanezo-amerikani Shahzad pranon rolin në sulmin e dështuar
Holder: Pakistanezo-amerikani Shahzad pranon rolin në sulmin e dështuar

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar një shtetas amerikan të lindur në Pakistan se ka tentuar të përdorë armë të shkatërrimit në masë në një sulm të deshtuar me makinë bombë në Times Square të Nju Jorkut.

Ndaj 30 vjeçarit Faisal Shahzad u ngritën pesë akuza të martën, një ditë pasi u arrestua nderkohë që përpiqej të largohej nga Nju Jorku në një fluturim drejt Dubait. Autoritetet thonë se ai ka pranuar se kishte marrë trajnim për ekzplozivët në Pakistan.

Zëvendës drejtori Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, John Pistole thotë se i dyshuari po bashkëpunon me autoritetet dhe po u jep atyre informacione të vlefshme.

Më herët, Prokurori i Përgjithshëm amerikan Erik Holder e quajti sulmin e mbetur në tentativë “një komplot terrorist që synonte vrasjen e amerikanëve”.

Zyrtarët e rendit pohojnë se i dyshuari thotë se kishte vepruar i vetëm. Por ata thonë se po hetojnë mundësinë e përfshirjes edhe të personave të tjerë.

Nderkohë, zyrtarët pakistanez të zbulimit thanë se të paktën një person që ka lidhje me komplotin e makinës bombë është arrestuar në qytetin jugor Karachi të Pakistanit. Prokurori i Përgjithshëm amerikan tha se nuk mund ta konfirmonte ketë informacion.

XS
SM
MD
LG