Lidhje

Ahmadinexhad: Kërcënimet për sanksione rrisin vendosmërinë e Iranit


Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad thotë se kërcënimi i sanksioneve për shkak të programit bërthamor, e bën Iranin më të vendosur për të ndjekur programin e saj bërthamor.

Zoti Ahmadinexhad tha sot se presioni ndërkombëtar ndaj Iranit nuk mund ta ndalë përparimin e Republikës Islamike dhe motivimin e popullit të saj. Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv në qytetin jugor , Sirjan.

Presidenti Barak Obama po u bën thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar një raund të katërt të sanksioneve kundër Iranit për shkak të aktiviteteve të tij bërthamore.
Presidenti Ahmadinexhad tha sot se Presidenti Obama ka dështuar për tëndryshuar vërtetësisht politikën e SHBA ndaj Iranit, pavarësisht nga premtimet e zotit Obama për një angazhim në rritje.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dyshojnë se Irani pasuron uraniumin për të zhvilluar armë bërthamore, një akuzë që Republika Islamike e mohon.

XS
SM
MD
LG