Qindra protestues bllokuan sot një urë në qytetin e Basrës në Irakun jugor, duke kërkuar shërbime më të mira bazë në zonën e tyre.
Demonstruesit u ankuan rreth kushteve të jetesës, duke përfshirë edhe mungesën e rrymës elektrike. Ata thanë edhe se kanë nevojë për më shumë vende pune.
Protestat e djeshme në Irakun verior u përfshinë nga dhuna, pasi forcat e sigurimit hapën zjarr për të shpërndarë një grumbull njerzish në Sulaimanija. Të paktën një person humbi jetën dhe më shumës e 30 të tjerë u plagosën.