Lidhje

Kryeministri izraelit anulon pjesëmarrjen në takimin bërthamor në Uashington


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka anulluar një udhëtim javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e sigurisë bërthamore të organizuar nga Presidenti Barak Obama. Zyrtarët izraelitë thonë se zoti Netanyahu e anulloi vizitën e tij në Uashington, sepse vendet pjesëmarrëse kanë planifikuar që të përdorin Izraelin si shënjestër për arsenalin e tij bërthamor .Vendet myslimane, duke përfshirë Egjiptin janë ankuar në lidhje me programin bërthamor të Izraelit.

Zyrtarët izraelitë thonë se kryeministri do të dërgojë zëvendësin e tij, Dan Meridor, i cili është edhe ministër i Energjisë Bërthamore.

Këshilltari për çështjet e sigurisë kombëtare të presidentit Obama, Jim Jones, thotë se Izraeli do të ketë një "delegacion të fuqishëm", pavarësisht nga mungesa e zotit Netanjahu. Zoti Obama ka ftuar më shumë se 40 vende për të marrë pjesë në samitin dyditor, i cili fillon të hënën dhe do të fokusohet në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore për terroristët apo vendeve të papërgjegjshme.

XS
SM
MD
LG