Lidhje

Izraeli hedh poshtë çdo lloj kompromisi për Jeruzalemin Lindor


Izraeli po e hedh poshtë presionin nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund projektit të ndërtimeve në Jeruzalemin Lindor, duke këmbëngulur se i gjithë qyteti është pjesë e kryeqytetit të vet të bashkuar.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu bëri sot një deklaratë, se Izareli nuk do ta ndryshojë politikën e vet, menjëherë pasi Kryeministri mblodhi kabinetin e tij për të diskutuar mbi kërkesat që parashtroi presidenti Obama për ta çuar përpara procesin e paqes.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen t'i rigjallërojnë bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve dhe duan që Tel Avivi t'i japë fund ndërtimit të 1 mijë e 600 banesave të reja për kolonët izraelitë në Jeruzalemin Lindor. SHBA po ashtu mbështesin kërkesat e palestinezëve që Jeruzalemi Lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Kjo mosmarrëveshje i ka futur të dy vendet në atë që diplomatët e përshkruajnë si krizën më të rëndë mes Izraelit dhe SHBA në disa dekada.

XS
SM
MD
LG