Lidhje

Itali: Rriten interesat bankare; shqetësime për krizë financiare në vend


Itali: Rriten interesat bankare; shqetësime për krizë financiare në vend
Itali: Rriten interesat bankare; shqetësime për krizë financiare në vend

Intersat e kredive bankare në Itali u rritën sot së tepërmi, duke shtuar shqetësimet se ekonomia e tretë më e madhe në Evropë mund të jenë në prag të krizës financiare si ajo që ka goditur Greqinë.

Interesi i kredive bankare në bankat italiane arriti në 6 për qind, niveli më i lartë në 10 vjet.

Në një fjalim që mbajti në parlament, Kryeministri Silvio Berluskoni tha se Italia ka një bazë ekonomike solide, por duhet të bëjë më shumë për të nxitur zhvillimin dhe konkurencën. Ai e mbajti fjalimin pas mbylljes së tregut të aksioneve.

Muajin e kaluar parlamenti italian miratoi një paketë masash të ashpra shumëmiliard dollarëshe, me synimin për të balancuar buxhetin deri në vitin 2014, por kjo nuk ka arritur të ulë shqetësime në tregjet financiare.

Në një situatë të ngjashme është edhe Spanja, ku ditët e fundit janë rritur së tepërmi interesat e kredive bankare, një gjendje që e detyroi kryeministrin Hoze Luis Rodriguez Zapatero t’i shtyjë pushimet.

Në Bruksel, Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso shprehu mbështetje për Italinë dhe Spanjën, por pranoi se po shtohet shqetësimi i investitorëve rreth aftësisë së Eurozonës për t’iu përgjigjur asaj që ai e cilësoi si një krizë në evolim.

Janë shtuar shqetësimet se kriza e Eurozonës por prek edhe vendet të tjera pas Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës, të cilat kanë marrë paketa ndihmash nga BE-ja dhe FMN-ja.

XS
SM
MD
LG