Lidhje

Tom Donilon, këshilltari i ri i sigurimit kombëtar amerikan që do të zëvendësojë Xhejms Xhonsin


Tom Donilon, këshilltari i ri i sigurimit kombëtar amerikan që do të zëvendësojë Xhejms Xhonsin
Tom Donilon, këshilltari i ri i sigurimit kombëtar amerikan që do të zëvendësojë Xhejms Xhonsin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se këshilltari i tij i Sigurimit Kombëtar, Xhejms Xhones, do të largohet nga posti muajin e ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klajn, na informon nga Shtëpia e Bardhë se vendin se zotit Xhons do ta zërë zëvendësi i tij, Tom Donilon. Në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama falenderoi këshilltarin e sigurimit kombëtar që po largohet dhe tha se ai ka qënë një zë konstant në administratën e tij gjatë një periudhe ndryshimesh të mëdha.

"Ai udhëhoqi një reformë të pashembullt të personelit të këshillit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Duke iu përgjegjur sfidave të reja të kohës sonë, ai i vuri theksin sigurimit kibernetik, zhvillimit dhe një klime ndryshimesh dhe garantoi që sigurimi kombëtar është pjesë integrale e përpjekjeve tona”.

Presidenti tha se gjenerali Xhons kishte rënë dakord të shërbente për dy vjet, pas një kariere të gjatë në ushtri. Zoti Xhons tha nga ana e tij se ishte krenar për përparimin që ka bërë Amerika në përmirësimin e marrëdhënieve me vende të ndryshme të botës.

"Duke patur parasysh vendin që zëmë sot në botë dhe respektin që gëzojnë Shtetet e Bashkuara, këto janë arritje, që të them të drejtën, janë mbresëlënëse për një kohë kaq të shkurtër”.

Xhons ka dalë në pension si gjeneral i Marinës amerikane pas 40 vjet shërbimi. Donilon nuk ka shërbyer kurrë në ushtri. Ai ka që në avokat, këshilltar politik dhe diplomat. Ai ka qënë zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit në vitet 90-të. Presidenti Obama tha se zëvends këshilltari i sigurimit kombëtar ka luajtur një rol kyç në marrjen e shumë vendimeve të rëndësishme

"Gjatë dy viteve të funidt, nuk ka patur asnjë çështje kritike për sigurimin kombëtar që nuk ka kaluar nëpër duart e Tom Donilonit. Ai ka menaxhuar ekipin tonë të sigurimit kombëtar dhe procesin e hartimit të politikave, dhe në këtë rol ai ka fituar respektin dhe admirimin e kolegëve të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe në gjithë administratën”.

Tom Donilon ka qënë tejet i angazhuar në procesin e hartimit të politikës së administratës Obama në Afganistan. Në një libër të botuar kohët e fundit nga gazetari Bob Wudword, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, citohet të ketë thënë gjatë atij procesi se Donilon do të ishte një “katastrofë e plotë” në se do zinte vendin e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Sekretri Gejts tha dje se ai dhe Doniloni punojnë mirë sëbashku.

"Unë kam punuar me kënaqësi me gjeneralin Xhones dhe kam patur një bashkëpunim profesional shumë produktiv dhe shumë të mirë me Tom Donilonin, ndryshe nga sa mund të keni dëgjuar dhe do të vazhdoj të punoj me të në mënyrë konstruktive edhe në të ardhmen”.

Gjenerali Xhons është i fundit ndër disa këshilltarë të Presidentit Obama që janë larguar nga postet, mes tyre shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel, dhe këshillatarët ekonomikë Lerri Samërs, Kristina Romer and Pitër Orszag.

XS
SM
MD
LG