Në komunën e Rahovecit në Kosovën perëndimore u zhvilluan votime për kryetarin e komunës, në një raund zgjedhjesh të jashtëzakonshme. Procesi është cilësuar si një sprovë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 12 dhjetor, ngaqë edhe organizimi i tyre u bë në një kohë shumë të shkurtër.