Lidhje

Ndikimi i ngrohjes globale tek liqenet


Ndikimi i ngrohjes globale tek liqenet
Ndikimi i ngrohjes globale tek liqenet

Ngrohja globale ka patur ndikime të ndryshme tek liqenet nëpër botë. Në disa raste pasojat kanë qënë ulja e nivleit të tyre dhe bashkë me të edhe pakësimi i turizmit siç është Liqeni Balaton në Hungari. Në Kirgistan, ngrohja globale ka ndikuar në krijimin e liqeneve glacialë malorë që kërcënojnë përmbytjen e zonave përreth tyre. Ndërsa në Australi shtimi apo pakësimi i ujit të liqenit Eri lidhet me florën dhe faunën e zonës përreth. Në serialin “prirjet e gjelbra” mësojmë për kujdesin që tregohet për këto liqene.

Hungaria

Për disa vjet me radhë, vera në Hugari ka qënë më e nxehtë se mesatarja dhe reshjet vjetore të pakta, që kanë sjellë uljen e nivelit të ujit në Liqenin Balaton dhe ekspozimin e sipërfaqeve të baltës. Kjo gjendje e shkaktuar nga ngrohja globale ka ndikuar ndjeshëm në pakësimin e turizmit dhe në ekonominë e vendit, pasi shumë biznese të vogla janë detyruar të mbyllen.

Në Budapest, zyrtarët e kanë diskutuar shpesh gjendjen dhe një plan të gjithanshëm për ruajtjen e liqenit, por çdo zgjidhje e pranueshme do të donte vite që të zbatohej, dhe deri atëhere, Hungaria do të vazhdojë të humbasë të ardhurat nga turizmi që po shkojnë në Kroacinë fqinje dhe rajoni piktoresk përreth Liqenit Balaton do të mbetet i zbrazët

Kirgistani

Shkencëtarët thonë se ngrohja globale mund të sjellë ngritjen e nivelit të rreth 330 liqeneve mahnitëse malore në Kirgistan dhe përmbytjen e zonave përreth.

Shkrirja e akujve ka krijuar rezervuarë të mëdhenj uji atje ku dikur shtriheshin lugina të thata. Më i rrezikshmi ndër të gjithë është Liqeni Adygene, që gjendet më shumë se tre mijë metra mbi nivelin e detit. 30 vjet më parë liqeni nuk ekzistonte dhe formacioni glacial nuk përbënte ndonjë shqetësim për shkencëtarët dhe banorët që jetonin në rajon.

Shkencëtarët kirgizë ngritën një laborator të përhershëm shtatë vjet më parë për të monitoruar gjendjen e liqenit, duke bërë matje pesë herë në ditë. Dy vëllezër, Mikhail dhe Aleksei Smolin, me profesion hidrogjeologë, vëzhgojnë për ditë Liqenin Adygene dhe disa liqene të tjera dhe mbajnë shënim ndryshimet, por askush nuk mund të parashikojë se kur mund të derdhen liqenet.

Megjithatë mund të merren disa masa për të shmangur situatat emergjente. Një prej tyre është zbrazja e kontrolluar e liqeneve, sepse të parandalosh katastrofën kushton shumë më pak se sa të përballosh pasojat e saj.

Në saje të ndihmës së përkrahësve evropianë për ngritjen e laboratorit kërkimor në Liqenin Adygene, shkencëtarët i dërgojnë çdo ditë të dhënat dhe në rast rreziku e paralajmërojnë atë për t’i dhënë mundësi të marrë masa për evakuimin e banorëve të zonës.

Australia

Një nga rajonet më me thatësirë të Australisë, Liqeni Eri, pati një ngritje të konsiderueshme të nivelit në fillim të këtij viti, duke shkaktuar si rallë herë edhe përmbytje që gjallëroi florën dhe faunën e shkretëtirës.

Këta pelikanë u kënaqën nga ujrat e shumta, por cikli i riprodhimit të shpejtë që pasoi në liqenet dhe lumenjtë në zonë është ndërpresë pasi ujrat janë tërhequr. Duke qënë 15 metra nën nivelin e detit, bazeni djerr i liqenit ka parë si rallë herë lulëzimin e bimësisë dhe gjallërimin e shpendëve, si rezultat i vërshimit të ujrave të lumenjve Xhorxhina dhe Diamantina përmbi të.

Lulet e egra vazhdojnë të çelin përmes të çarave të baltës nga farat që ishin mbuluar atje për vite të tëra nga dheu i thatë. Djerina që të çon në Liqenin Eri përmes Shkretëtirës Simpson, duket tani më tepër si moçalishtet e veriut tropikal australian. Por megjithëse lulet ende vazhdojnë të çelin, gjendja është e vështirë për specie të tjera.

Kolonia e pelikanëve është shpërndarë dhe tani kanë mbetur në fushë mjaft zogj të ngordhur. Me tërheqjen e ujrave, pejsazhi humbi potencialin për të prodhuar ushqimin e nevojshëm për popullatën në rritje të pelikanëve.

Përmbytjet që shumë rallë vinë në rajon, kanë krijuar një terren të përshtatshëm edhe për industrinë lokale të bagëtisë së imët. Lulet dhe bimët e egra shërbejnë tani si ushqim për të. Të gjitha format e jetës, po shfrytëzojnë kushtet e tanishme për sa kohë që të zgjatin dhe nuk dihet se kur rajoni do të lulëzojë përsëri kështu.

XS
SM
MD
LG