Lidhje

Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll qytetin e Zavijas


Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll qytetin e Zavijas
Libi: Kryengritësit deklarojnë se kanë nën kontroll qytetin e Zavijas

Rebelët libianë thanë se kanë marrë nën kontroll pjesë të qytetit strategjik Zavija, një pretendim që hidhet poshtë nga qeveria.

Rebelët thanë se përparuan në zonat perendimore dhe bregdetare të qytetit, megjithë përleshjet intensive me forcat besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi.

Zavija është pranë një autostrade të rëndësishme dhe është vetëm 50 kilometra në perëndim të Tripolit. Kontrolli i qytetit nga rebelët do të ndërpriste linjat e funizimit për Tripolin.

Pamjet filmike të transmetuara sot në televizion tregojnë rebelët duke valvitur flamuj të periudhës para Gadafit në qytet duke qëlluar në ajër. Megjithatë një zëdhënës i qeverisë libiane tha se qeveria vazhdon të mbajë nën kontroll qytetin. Moussa Ibrahim tha se forcat pro-qeveritare kanë ndaluar një grup të vogël luftëtarësh rebelë dhe po luftojnë për të mbrojtur qytetin.

XS
SM
MD
LG